Ronela Hajati do të rrëfejë një tjetër “sekret”, çfarë po paralajmëron këngëtarja

schedule07:29 - 18 Shkurt, 2022

schedule 07:29 - 18 Shkurt, 2022

Ronela Hajati po bën të pamundurën për një përfaqësim sa më të denjë në Eurovision 2022. “Sekret” është kënga me të cilën do të na përfaqësojë këngëtarja në Torino, për të cilën ka punuar me disa producentë të huaj për ripërpunimin e saj.

Ronela ka zbuluar se ka punuar shumë dhe për klipin, për të cilin janë dashur 5 ditë xhirime në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. Ndërkohë, këngëtarja ka bërë me dije gjithashtu se klipi pritet të dalë në ditët e para të Marsit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

“Nuk mund të presim!!!! Do të na duhet të zbulojmë një sekret në mars”, ka shkruar këngëtarja krahas një videoje me pamje nga klipi. Nga fotot që ka ndarë në rrjete sociale, Ronela vjen si asnjëherë më parë.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!