Adelina ishte konkurentja e radhës në “gameshow” e mbrëmjes “Kutia 21” në ABC. Ajo ka dalë e fituar nga kjo lojë, pasi ka mbajtur ofertën prej 330 euro-sh. Ndërkohë, në kutinë e saj kishte vetëm 1 euro.
Deri në fund, bankieri e ka mbajtur në tension Adelinën, pasi mes kutisë së saj të mangos dhe asaj të dardhës, dëshironin të zbulonin ku gjendej vlera më e ulët.
Në fund, e kanë mbyllur këtë lojë me thënien: “Dardha e ka bishtin mbrapa”.
Për të parë gjithçka ndodhur këtë mbrëmje në “Kutia 21” ndiqni në videon e mëposhtme. Gameshow vjen nga e hëna në të premte në orën 20:00 në ABC!
/abcnews.al