Studimi: Rreth 30% e grave në botë janë dhunuar nga partneri

schedule15:36 - 17 Shkurt, 2022

schedule 15:36 - 17 Shkurt, 2022

Sipas një studimi të publikuar në Lancet, 27% e grave të moshës 15 deri në 49 vjeç- më shumë se një në katër janë dhunuar fizikisht ose seksualisht nga partneri i tyre. 13% (një në shtatë gra) janë dhunuar vetëm gjatë vitit të fundit.

Hulumtimet kanë treguar se  dhuna nga partneri  është më e përhapur në grupmoshat e reja, ku 24% e grave të moshës 15-19 vjeç janë dhunuar të paktën një herë. Studimi analizoi të dhënat për 161 vende me një total prej më shumë se dy miliardë grash mbi moshën 15 vjeç (mbi 90% e popullsisë femërore në botë).

Gjatë një viti, rreth gjysmë miliardë gra janë dhunuar nga partnerët e tyre. Normat më të larta të dhunës ndaj grave janë regjistruar në Oqeani (49%) dhe Afrikën Sub-Sahariane (44%), ndërsa më të ulëtat janë regjistruar në Azinë Qendrore (18%) dhe Europën Jugore (16%).

Në përgjithësi, vendet e  zhvilluara me të ardhura të larta kanë shkallë më të ulët të dhunës sesa vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

20% e grave janë dhunuar në Europë, në krahasim me  25% në Amerikë, 27% në Azi dhe 33% në Afrikë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!