Cilat janë shenjat e artritit reumatoid

schedule12:40 - 17 Shkurt, 2022

schedule 12:40 - 17 Shkurt, 2022

Artriti Reumatoid është një sëmundje kronike, inflamatore autoimune që dëmton artikulacionet (kyçet), por edhe organet e trupit të njeriut si sytë, zemrën, mushkërinë dhe më rrallë veshkën. Ndër sëmundjet reumatizmale me natyrë autoimune, AR është më i shpeshtë. Prek të dyja gjinitë, por më tepër femrat. Mund të fillojë në çdo moshë nga muajt e parë të jetës deri në moshën e tretë, por më shpesh haset midis dekadave të 4-6 të jetës.

Shkaqet

Sistemi ynë imunitar është mjaft kompleks, por në thelb ka për detyrë të mbrojë organizmin e njeriut nga agjentët e jashtëm (mikrobe, viruse, parazitë) që mund ta sulmojnë atë. AR është sëmundje autoimune që do të thotë se disa qeliza të sistemit tonë imunitar, në një moment të papërcaktuar kohor fillojnë të mos kryejnë funksionin e tyre normal, por sulmojnë indet e shëndetshme të vetë organizmit, në këtë rast të artikulacioneve dhe më rrallë të organeve.

May be an image of 1 person and text

Nuk është gjetur ende një shkaktar dhe studimet janë të vazhdueshme, por si në të gjitha sëmundjet autoimune kemi një kompleks faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes si gjenetike, hormonale dhe ambientale.

Simptomat

AR mund të prekë të gjitha artikulacionet, preferon më tepër artikulacionet e vogla të duarve dhe të këmbëve, por dhe artikulacionet e mëdha si gjunjtë, bërrylat, supet dhe të legenit, duke shfaqur shenjat e artritit që janë:

● dhembje të kyçit
● enjtje të kyçit
● skuqje të lëkurës mbi kyçin e prekur
● nxehtësi lokale
● kufizimi të lëvizjes së kyçit

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

/abcnews.al