Bayern Munich ka shfaqur probleme në mbrojtje, edhe pse gjermanët kanë shpenzuar për të transferuar Upamecano dhe Hernandez 130 milionë euro.
Për të parin ka pasur kritika së fundmi nga legjenda Lothar Matthaus: “Upamecano duket se është i lëkundur. Ai duket si një mish i huaj te Bayern dhe është aty prej shtatë ose tetë muajsh. Sa kohë duhet t’i jepni atij? Ai nuk po bën mjaftueshëm”.
Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, ka replikuar më pas: “Sigurisht Lothar duhet të thotë diçka. Sigurisht, ai është një ekspert.
Nuk më intereson çfarë thotë Lothar. Ne qëndrojmë pranë lojtarëve tanë dhe flasim me ta. Por as që më plas për ato që thotë Lothar”. / abcnews.al