Kryebashkiaku i New York-ut sulmon mediat: Mungon diversiteti

schedule11:58 - 17 Shkurt, 2022

schedule 11:58 - 17 Shkurt, 2022

Sipas kryebashkiakut të Nju Jork, Erik Adams, media aktuale është shumë e bardhë. Ai theksoi se në redaksitë e televizioneve dhe shtypit të shkruar mungon diversiteti i rracave. Ai theksoi se gazetarët të cilët shkruajnë për ‘të keqinterpretojnë qëndrimet dhe fjalët e tij.

Në një konferencë të ndezur për shtyp, Adams tha se ishte afro-amerikan dhe kryebashkiak, por historia e tij interpretohej nga njerëz që nuk janë si ai. Debatet nisën nga një konstatim, sipas të cilit plani i Adams për të luftuar krimin nuk kishte marrë mbështetjen as të deputetëve të partisë së tij.

Duke iu drejtuar gazetarëve kryebashkiaku i Nju Jork tha se mund ta pranonin ose jo, por ai po bënte një punë shumë të mirë. Ai paralajmëroi se nuk do të pranonte më pyetje nëse mbulimi mediatik i punës së tij nuk do të përmirësohej.

Në mënyrë të përsëritur, Adam theksoi se rraca luan rol në mbulimin mediatik dhe se pjesa më e madhe e gazetarëve janë të bardhë. Ai iu tha gezetarëve se shpesh flitet për diversitet në bashkinë e drejtuar prej tij, por në redaksitë ku ata vetë punojnë nuk ka diversitet.

Në fund ai akuzoi gazetarët se shkruanin sikur dinë se cfarë do të bëjë ai, para se gjërat të ndodhin. Ndërsa sipas Nju Jork Tajms, kryebashkiaku luan kartën e rracës sa herë që sheh një mbulim mediatik negativ ndaj tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!