Reagimet pas derbit

schedule22:58 - 1 Mars, 2019

schedule 22:58 - 1 Mars, 2019

Tek të kuqte janë të kënaqur me barazimin ndërkohë që ne kampin e Tiranës shprehen të zhgënjyer që skuadra nuk mundi të fitonte në një takim ku dominuan gjithçka. Presidenti i Tiranës Refik Halili beson se skuadra do të kualifikohet në kupat e Europës.

Partizani mori një pikë në derbin ndaj Tiranës duke vazhduar e qetë rrugën drejt titullit kampion. Presidenti i të kuqve, gaz demi tha pas ndeshjes se barazimi ishte rezultati i duhur dhe deklaroi se kampionati nuk ka përfunduar ende.
Ndërkohë që trajneri i të kuqve, Skënder Gega sqaroi se çfarë nuk shkoi në këtë përballje, por gjithsesi mbetet i kënaqur me një pikë. Në kampin e Tiranës natyrisht që nuk janë të lumtur, pasi bardheblutë nuk fitojnë në derbi në plot 5 vitet e fundit.

Presidenti Refik Halili, tha ndeshja duhej të fitohej dhe se i vjen keq për tifozët. Ndër të tjera presidenti zbuloi se ka një pakt me lojtarët dhe bëri të ditur se Tirana do të sigurojë një vend në kupat e Europës. Në fund trajneri Ard Mema theksi se skuadra e tij do të fitonte nëse do të shndërronte në gol një nga rastet e humbura në pjesën e parë si dhe pati disa pretendime mbi vendimet e arbitrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!