Spanja do të miratojë stadiumet me kapacitet 100%, zbulohet data se kur do të mbushen sërish

schedule19:44 - 16 Shkurt, 2022

schedule 19:44 - 16 Shkurt, 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe komunitetet autonome spanjolle kanë rënë dakord për të rikthyer kapacitetin e objekteve sportive në 100% duke filluar nga 4 marsi.

Aktualisht kufiri është 75% për ambientet e hapura dhe 50% për ambientet e mbyllura sportive.

Në datën e caktuar, pra nga 4 marsi stadiumet e futbollit do të mund të mirëpresin sërish tifozët pa kufizime./ h.ll/abcnews.al