Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse anashkaloni vaktin e mëngjesit? Ja çfarë kanë treguar studimet deri më tani.
Pesha e tepërt
Ekziston një mendim i gabuar se anashkalimi i vakteve ndihmon në humbjen e peshës. Disa kërkime kanë treguar se uria që ndjejmë në mëngjes lidhet me obezitetin, jo vetëm tek fëmijët dhe adoleshentët, por edhe tek të moshuarit.
Një studim ka treguar gjithashtu se me anashkalimin e mëngjesit mund të shtoni disa kilogramë, edhe nëse më pas nuk e teproni me ushqim, sepse në atë mënyrë prishet ora e brendshme e trupit.
Humor i keq
Tek të rriturit, anashkalimi i mëngjesit shoqërohet me çrregullime të humorit. Njerëzit që nuk hanë mëngjes janë më të prirur ndaj depresionit. Gjithashtu, anashkalimi i mëngjesit katër ose pesë ditë në javë rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 55 për qind.
Plakja
Është e vështirë të besohet, por anashkalimi i mëngjesit mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Kufizimi i kalorive ndihmojnë në rregullimin e hormoneve dhe niveleve të insulinës. Megjithatë, shumë preferojnë të anashkalojnë darkën.
Marramendje dhe dhimbje koke
Ekspertët thonë se edhe mëngjesi që hani më vonë se zakonisht ndikon në organizëm kryesisht për shkak të rënies së glukozës në gjak. Dhimbja e kokës e shkaktuar nga mungesa e ushqimit është shumë e rëndë dhe shpesh shoqërohet me të përziera.
Sëmundjet e zemrës
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që nuk e anashkalojnë mëngjesin kanë 21 për qind rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës.
Cikli menstrual
Një cikël i parregullt menstrual mund të shoqërohet me anashkalimin e mëngjesit, ka zbuluar një studim. Përveç kësaj, do të keni dhimbje menstruale. /abcnews.al