Inatin ndaj vjehrrës e shfryn te macja, çifti rus dënohet pasi torturoi kafshën shtëpiake

schedule15:05 - 15 Shkurt, 2022

schedule 15:05 - 15 Shkurt, 2022

Një çift bashkëshortësh rusë janë dënuar secili me më shumë se 3 vite burg pasi torturuan një mace duke shkaktuar dhe ngordhjen e kafshës. Dy bashkëshortët u dënuan për dhunë të pamëshirshme ndaj kafshëve.

Për dy muaj, nga 1 korriku 2021 në 31 gusht 2021, bashkëshortët ushtruan dhunë ndaj kafshëve. Të pandehurit u shpallën fajtorë në bazë të artikullit 245 të kodit penal të Federatës ruse – keqtrajtim i kafshëve për t’i shkaktuar vuajtje, me pasojë ngordhjen.

Macja i përkiste vjehrrës.

Burri u dënua 3 vite e 6 muaj burg ndërsa bashkëshortja e tij u dënua me 3 vite e 2 muaj burg.

Arsyeja e dhunës së gruas ndaj maces, ishte urrejtja që ajo kishte për vjehrrën e saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!