Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë nisur një takim të hënën në Kiev mes tensioneve me Rusinë.
Scholz do të ketë një takim gjithashtu me presidentin rus Vladimir Putin të martën në Moskë dhe Kremlini tha se priste që takimi të trajtojë Ukrainën, garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Nord Stream 2, i cili pret miratimin e Bashkimit Evropian.
Në konferencën me Zelensky, Scholz u shpreh se pret hapa të qartë drejt de-përshkallëzimit nga Rusia, duke shtuar se ai do t’i thotë Putinit se çdo pushtim do të ketë pasoja të rënda ekonomike.
Ai gjithashtu tha se po punohet për një paketë sanksionesh dhe se vendimi i nevojshëm për vendosjen e tyre mund të merret në çdo moment. Scholz thotë se nuk ka asnjë justifikim të arsyeshëm për aktivitetin ushtarak rus në kufirin ukrainas dhe se Gjermania pret që Rusia të përdorë ofertën e dialogut të sigurisë.
Kancelari gjerman po reagon edhe ndaj bisedimeve në NATO, duke thënë se bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës nuk janë në rendin e ditës për momentin, ndaj është e çuditshme që Rusia ta ngrejë këtë çështje. g.v/abcnes.al