“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e Durrësit për Ndue Zefin, autori i dyshuar për vrasjen e Martin Ndrecës, ngjarje e ndodhur mëngjesin e se dielës.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Ndue Zefi mësohet të ketë pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se vrasjen e kreu pasi i ishte cenuar dinjiteti.
Referuar dëshmisë se tij por edhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes, organi akuzës i kërkoi gjykatës vleftësim të ligjshëm të “ndalimit” të shtetasit Ndue Zefi, i dyshuar për kryerjen e veprave panale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndue Zefi mëngjesin e të dielës, ekzekutoi me 5 plumba fqinjin e tij, Martin Ndreca, në zonën e ish-Kënetës së Durrësit. Pas krimit ai u largua, për t’u vetëdorëzuar dy ditë më pas në Polici./abcnews.al