Zviceranët u janë drejtuar sot kutive të votimit për të vendosur për një sërë masash, duke përfshirë ndalimin e reklamimit të duhanit kudo që të rinjtë mund ta shohin atë.
Kjo mund të shkaktojë disa vetulla të ngritura midis fqinjëve evropianë të Zvicrës, shumica e të cilëve miratuan rregulla strikte për reklamimin e duhanit vite më parë.
Por, Zvicra, pavarësisht imazhit të saj të shëndetshëm dhe miqësor ndaj mjedisit, ka rregulloret më të dobëta për duhanin në Evropë.
Shumë kohë pasi pirja e duhanit në bare dhe restorante u shpall e jashtëligjshme në Britaninë e Madhe, Francë ose Gjermani, zviceranët ishin ende duke e pirë.
Blerësve të supermarketeve i afroheshin rregullisht vajza të reja të buzëqeshura, të cilat I jepnin paketa falas të markës më të fundit të cigareve. Dhe ndërsa këto taktika tashmë janë ndaluar, reklamimi i duhanit mbetet.
Ndërkaq, Konventa e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kontrollin e Duhanit u negociua në Gjenevë pothuajse 20 vjet më parë. Zvicra e nënshkroi atë, por ende nuk e ka ratifikuar, dhe mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk e ka bërë këtë, sepse në legjislacionin e saj gjenden probleme në lidhje me reklamimin e duhanit.
Krahasuar me pjesën më të madhe të Evropës, cigaret në Zvicër janë të lira dhe 27% e të rriturve zviceranë pinë duhan duke pasur një mesatare mjaft të lartë në listën e vendeve Europiane.
Herë pas here legjislacioni që synon vendosjen e kufizimeve më të forta është refuzuar në parlament. Edhe tani, pasi aktivistët mblodhën mjaft nënshkrime për të detyruar një referendum që kërkon një ndalim, qeveria zvicerane ka rekomanduar refuzimin e ndalimit.
Referendumi i së dielës është një nga votimet e shumta sipas sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës. Industria e duhanit vlerësohet të kontribuojë më shumë se 5 miliardë euro në vit në ekonominë zvicerane, dhe punëson mbi 11,000 njerëz./abcnews.al