Rishfaqet fshati fantazmë, mijëra njerëz dynden ta shohin

schedule10:23 - 12 Shkurt, 2022

schedule 10:23 - 12 Shkurt, 2022

Një fshat “fantazmë” i zhytur për 30 vjet, është rishfaqur pasi thatësira zbrazi një digë në kufirin spanjoll me Portugalinë. Fshati Aceredo në rajonin veriperëndimor të Galicisë të Spanjës doli në sipërfaqe për herë të parë që nga viti 1992, kur u përmbyt për t’i hapur rrugë një rezervuari.

Rezervuari Alto Lindoso është aktualisht në 15 për qind të kapacitetit të tij pas një thatësire, e cila mund të përkeqësohet në javët e ardhshme, ka paralajmëruar ministria e mjedisit e vendit. “Është sikur po shoh një film. Kam një ndjenjë trishtimi”, tha Maximino Perez, një banor i zonës.

Aceredo.

Ndërkohë María del Carmen Yañez, kryetarja e këshillit më të madh të Lobios, pjesë e të cilit është Aceredo, fajësoi mungesën e shiut në muajt e fundit, veçanërisht në janar, por edhe “shfrytëzimin mjaft agresiv” nga njësia e energjisë e Portugalisë.

Aceredo.

Një pamje nga brenda një shtëpie në Aceredo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!