Tom Ford thotë se “të vishesh siç duhet është një lloj sjelljeje e mirë”. E sa i përket ditës më “të kuqe” dhe erotike të vitit, 14 shkurtit, veshjet e duhura janë përkthyer në fustane të kuqe, bluza seksi dhe romantike. Megjithatë, këtë vit mund të dilni pak nga rregulli dhe të eksperimentoni.
Vajzat e famshme duke nisur nga Bella Hadid, Kendall Jenner, Dua Lipa etj ofrojnë disa ide përmes postimeve që ndajnë në rrjete sociale. Pavarësisht nëse qëndroni në shtëpi me partnerin tuaj ose darkoni në një restorant, duhet të tregoni kujdes ndaj veshjes.
Gjithçka që duhet të bëni është të zgjidhni atë që i përshtatet stilit tuaj.
/abcnews.al