Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes”, De Gea tregon rëndësinë e CR7

schedule14:39 - 11 Shkurt, 2022

schedule 14:39 - 11 Shkurt, 2022

Portieri i Manchester United, David de Gea është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të djajve të kuq. 11 vite në Premier League e kanë kthyer De Gean në një element kryesorë në kampionatin anglez.

Në një intervistë për “El Pais”, gardiani i Manchester United, ka treguar edhe situatën me Cristiano Ronaldo. De Gea ka theksuar se CR7 është shumë i rëndësishëm për skuadrën ndërsa vetëm prezenca e tij e bën gardianin e portës së bëjë gjërat siç duhet.

“Cristiano Ronaldo kujdeset mirë për të, punon shumë dhe është shumë kërkues ndaj vetes. Më duket se është më i qetë se më parë, por është një makinë! Dhe kjo është mirë për të gjithë të rinjtë, është shembull për ta”, theksoi gardiani 31-vjeçar.

De Gea gjithashtu trajtoi atë që ka ndryshuar që kur gjermani Ralf Rangnick zëvendësoi Solskjaer në stolin e United.

“Ju dëshironi që ne të jemi intensivë, gjithmonë përpiqemi të shtyjmë dhe të jemi shumë aktivë. E dimë që duhet të mbrohemi më mirë dhe këtë po përpiqemi të bëjmë, por, e pranoj, ka qenë diçka e vështirë për ne”, përfundoi De Gea. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!