Economist: Maqedonia nga “regjimi hibrid” ka kaluar në “demokraci me probleme”

schedule23:34 - 10 Shkurt, 2022

schedule 23:34 - 10 Shkurt, 2022

Sipas hulumtimit të “Economist” për indeksin e demokracisë në botë, Maqedonia ka përmirësuar indeksin e demokracisë për 5 vende, në krahasim me vitin e kaluar dhe është një nga 13 shtetet nga ato 167 në përgjthësi, që kanë ndryshuar statusin e tyre.

Këtë vit Maqedonia, e renditur në vendin e 73-të me indeks 6.03, ka kaluar nga “regjimi hibrid” në kategorinë e “demokracisë me të meta”.

Procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike demokratike dhe liritë qytetare janë pesë masat, sipas të cilave matet indeksi i demokracisë, nga të cilat Maqedonia është treguar më e mira në procesin zgjedhor dhe më e dobëta në kulturën politike.

Nga rajoni, menjëherë pas Maqedonisë, në vendin e 74-të është Mali i Zi, i cili gjithashtu ka përmirësuar rezultatin në këtë listë dhe së bashku me Maqedoninë, janë dy nga katër vendet që kanë përmirësuar statusin e tyre në Indeks, krahasuar me vitin e kaluar. Në përgjithësi, demokracia në botë këtë vit ka shënuar rrënie nga 5.37 në 5.28 nga vlera maksimale 10.

Sipas indeksit të demokracisë të “Economist” më mirë e ranguar është Norvegjia, ndërsa më mirë e renditura nga rajon është Serbia në vendin e 63-të, e ndjekur. nga Shqipëria në 68-të. Sipas indeksit të demokracisë, në vitin e kaluar, një e tretë e popullatës ka jetuar nën regjimin autoritar, ndërsa vetëm 6,4 për qind ia janë kënaqur demokracisë së plotë./Alsat

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!