Romano Perticone del kundër Jose Muorinho, trajnerit të Romës, i cili në dhomat e zhveshjeve u ka thënë lojtarëve të shkojnë të luajnë në Serie C, pasi nuk kanë tope. Lojtari i Cittadella, i cili ka qenë më parë edhe pjesë e Livorno dhe Novara, është shprehur:
“Në Serie C më kanë pështyrë në fytyrë, më kanë futur gishtin në sy, më kanë kërcënuar në tunel. Në Serie A kurrë. Pra, për të luajtur në kategoritë inferiore duhen tope. Kur flitet për Serie C, është më mirë që të mbeteni te vlerat teknike, që pa diskutim janë të ndryshme”, është shprehur Perticone.
Çfarë u kishte thënë Mourinho lojtarëve? “Dua të di pse në 10 minutat e para me Interin u dhjetë në brekë?! Dhe pastaj dua të di pse kundër Milanit bëtë të njëjtën gjë në 10 minuta. Të gjithë, askush nuk përjashtohet. Dua të di pse për dy vite jeni treguar të vegjël ndaj të mëdhenjve.
Nëse jemi të vegjël, arbitrat na trajtojnë si të vegjël. Ata e trajtojnë Romën si fëmijë. Interi është një super skuadër, ju i kishit përballë dhe në vend që të gjenit motivimin e duhur, dhjetë në brekë. E meta më e madhe e një mashkulli është mungesa e topeve, mungesa e personalitetit.
Keni frikë nga lojëra të tilla? Atëherë shkoni e luani në Serie C, ku nuk do të gjeni kurrë skuadra me kampionë, stadiume të shkëlqyera, presionin e futbollit të madh. Ju jeni njerëz pa tope. Gjëja më e keqe për një mashkull”. / abcnews.al