Yannick Carrasco ka rishikuar 200 ndeshjet e tij me AtleticoMadrid , duke zbuluar detaje të jetës së tij që kur ishte fëmijë dhe të karrierës së tij.
Por një nga detajet që ka habitur më shumë është ai i marrëdhënies që ruan lojtari belg me Diego Simeone.
Në ndeshjen e tij të parë te Atletico pati disa përplasje, por një Carrasco më i pjekur u kthye nga Kina.
Dhe tani ai shikon përpara për të folur për marrëdhënien e tij me Cholo.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Cholo. Kam ardhur këtu shumë i ri, kështu që më bëri të rritem si lojtar dhe si person. Ai ka një karakter të fortë, edhe unë kam një karakter të fortë, por kjo na pëlqen sepse e dini që mes babait dhe djalit ka gjithmonë grindje, por thellë thellë është të ndihmojmë njëri-tjetrin, për Atleticon. Ne e dimë se ku po shkojmë së bashku dhe kështu luftojmë të gjithë bashkë”. /abcnews.al/