Gruaja porositi iPhone 13 por mori një sapun duarsh

schedule18:19 - 9 Shkurt, 2022

schedule 18:19 - 9 Shkurt, 2022

Një grua mbeti e shokuar pas asaj që mori në vend të iPhone 13 Pro Max që kishte porositur. Khaoula Lafhaily bleu telefonin për 1700 euro por në kuti gjeti një sapun duarsh. Porosia ishte vonuar një ditë dhe 32 vjeçarja pretendoi se postieri e kishte marrë në telefon duke thënë se kishte ngecur në trafik.

Ajo tha se nuk ka marrë përgjigje nga kompania ku ka blerë telefonin dhe pse e ka paraqitur si problematikë. “Një postier erdhi të enjten, burri im zbriti për të marrë paketën dhe ishte një shishe sapuni dore. A mund ta imagjinoni? Isha e tronditur, me të vërtetë kam nevojë për telefonin. Patjetër që është vjedhur”, tha ajo.

Khaoula pagoi 150 £ përpara dhe nënshkroi një kontratë 36-mujore - që kushton një total prej pak më shumë se 1500 £ Shoferi i parë i dërgesës e telefonoi për t'i thënë se ishte "i bllokuar në trafik" por nuk arriti kurrë

/abcnews.al