Çajrat ofrojnë një sërë përfitimesh për trupin. Megjithëse, përgatitja e çajit mund të duket e thjeshtë, ka disa gabime që zvogëlojnë vetitë e tij kuruese. Nëse uji vlon qoftë dhe për disa sekonda, çaji do të humbasë vlerat e tij. Arsyeja pse temperatura e vlimit është e rëndësishme është se disa lloje gjethesh çaji janë më delikate se të tjerat.
Kështu, temperatura e ujit për çajin bimor duhet të jetë midis 95 dhe 100 gradë. Për përgatitjen e çajit të zi, temperatura optimale e ujit varion nga 90 në 95 gradë, dhe gjethet e çajit duhet të mbahen për dy deri në pesë minuta. Nëse, nga ana tjetër, ju pëlqen çaji jeshil, temperatura e ujit duhet të jetë nga 70 në 90 gradë dhe bustina duhet të mbahet nga 60 deri në 90 sekonda.
Gjithashtu, shumë njerëz e lënë bustinën për aq kohë sa konsumojnë çaj, duke menduar se do t’i japë një shije më intensive, por edhe nga besimi se do të ketë më shumë përfitime, gjë që nuk është e vërtetë. /abcnews.al