Një tifoz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e ka pasur aspak probleme të blejë një kartë të albumit “Panini” për shumën e 80 mijë dollarëve.
Bëhet fjalë për kartën e Cristiano Ronaldos, me fanellën e Sporting Lisbone, klubi i parë ku sulmuesi i njohur luajti për herë të parë si futbollist.
“Panini” prodhoi shumë karta të CR7, por tani thuhet se kanë mbetur vetëm 200. Tifozi që e bleu nuk u kursye, edhe pse çmimi fillestar ishte 6 mijë dollarë. / abcnews.al