Napoli triumfoi përballë Venezias me shifrat 2-0. Një fitore që e dërgon skuadrën e Luciano Spallettit në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit të Seria A, vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Interit.
Autori i golit të parë ishte Osimhen i cili i hapi rrugë edhe fitores së skuadrës së tij në një ndeshje spektakolare të zhvilluar nga ana e lojtarit.
Sulmuesi nigerian u kthye në fushë pas më shumë se 100 ditësh, periudhë në të cilën kishte munguar për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në fytyrë dhe për shkak të cilit tashmë luan me në maske speciale karboni.
“Ndjehem mirë, isha i bindur se isha gati për këtë ndeshje. Jam i lumtur për paraqitjen time dhe të skuadrës. Isha i sigurt se mund të filloja që në minutën e parë dhe të bëja një ndeshje të madhe dhe nuk ishte e thjeshtë pasi përballë kishim një kundërshtar të madh. Maska funksionon mirë”, deklaroi Osimhen.
Interi? Ne duhet të mendojmë hap pas hapi, përballemi me një skuadër të madhe dhe nuk do të jetë e lehtë, por jemi në rrugën e duhur. Objektivi ynë është titulli kampion”, përfundoi sulmuesi i Napolit. /f.a/abcnews.al