Tiranë/ Bie në bodrum ashensori i pallatit, lëndohet një vajzë

schedule17:01 - 25 Shkurt, 2019

schedule 17:01 - 25 Shkurt, 2019

Një incident ka ndodhur në zonën e Don Boskos në kryeqyet, ku një ashensor është shkëputur ka kati i parë i pallatit dhe ka rënë në bodrum. Në momentin e rënies, një vajzë 24-vjeçe ndodhej në ashensor, e cila fatmirësish është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së ashensoit.

“Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum. Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.