Meta ka prezantuar veçori të reja sigurie për botën e saj virtuale në internet pasi një grua pretendoi se ishte sulmuar seksualisht në ‘metaverse’. Nina Jane Patel, një nënë e katër fëmijëve, tregoi sesi avatari i saj – një version i saj i krijuar nga kompjuteri – u ndoq nga tre personazhe meshkuj, duke thënë se e kishin përdhunuar në grup në realitetin virtual.
Tani, Meta ka njoftuar se ka instaluar një veçori të re ‘Personal Boundary’, e cila parandalon avatarët të mbajnë një distancë të caktuar nga njëri-tjetri. Qëllimi është të shmangen ndërveprimet e padëshiruara. Funksioni u prezantua të premten dhe është i disponueshëm në softuerin Horizon Worlds dhe Horizon Venues të Meta.
LEXO EDHE: Rreziku nga Metaverse, gruaja rrëfen si e përdhunuan virtualisht
“Ne besojmë se Kufiri Personal është një shembull i fuqishëm se si VR (realiteti virtual) ka potencialin për të ndihmuar njerëzit të ndërveprojnë të qetë.”, tha një zëdhënës i kompanisë. Patel, e cila pretendon se u përdhunua, vuri në dukje se reagimi i saj “fiziologjik dhe psikologjik” ishte i ngjashëm me atë që ndodh në jetën reale. /abcnews.al