Uzuni në “qiellin e shtatë”, Moreno elozhe sulmuesit kuqezi

schedule14:27 - 5 Shkurt, 2022

schedule 14:27 - 5 Shkurt, 2022

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë, që të luajë në një nga kampionatet më të mëdha europiane.

Kalimi në La Liga te skuadra e Granadas ishte “qershia mbi tortë” e punës së palodhur që beratasi ka bërë për të arritur majat e futbollit.

Shumë shpresë kanë drejtuesit e skuadrës spanjolle te Uzuni, edhe tekniku i Granada, Robert Moreno i ka thurur elozhe “xhevahirit” të kombëtares shqiptare, teksa është shprehur se Uzuni do ta ndihmojë skuadrën në për të marrë rezultate pozitive.

Gjithashtu trajneri ka theksuar se përballja e Uzunit me skuadra si Barcelona dhe Betis në garat europiane do të jetë një plus i madh për bagazhin e krijuar nga sulmuesi, për shkak edhe të ritmit të lojës.

“Gjatë karrierës së tij Uzuni ka luajtur kundër Barcelonës apo Betisit në kompeticionet europiane. Kjo gjë i jep një bagazh dhe një ritëm loje që do t’ia bëjë më të lehtë. Ai mund të na ndihmojë shumë në të ardhmen”, ka theksuar Moreno në konferencën për shtyp. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!