Nëse cikli juaj ndryshon kur është ftohtë, kjo është një zgjidhje e mundshme

schedule14:56 - 4 Shkurt, 2022

schedule 14:56 - 4 Shkurt, 2022

Mënyra e jetesës gjatë periudhës së dimrit është e ndryshme dhe mund të jetë fajtore për simptomat e ndryshuara të ciklit menstrual. Një ritëm më i ngadaltë mund të jetë përgjigjja për ndryshimet që ndodhin. Nivelet më të ulëta të vitaminës D dhe mënyrat e jetesës më pak aktive mund të ndikojnë në ciklin tuaj.

Dimri mund të ketë një ndikim të madh në gjatësinë e ciklit. Hulumtimet kanë zbuluar se gjatë verës, sekretimi i hormoneve dhe frekuenca e ovulacionit u rrit, ndërsa ciklet u shkurtuan me 0,9 ditë në krahasim me dimrin. Nëse jeni një person me cikël të rëndë menstrual, dimri nuk është periudha më e mirë për ju.

Në dimër, kalojmë më shumë kohë brenda, lëvizim më pak dhe hamë më shumë. Kjo mund të ndikojë në sindromën premenstruale, pasi gratë që janë më aktivë kanë cikle më të rregullta se ato që nuk janë. Gjatë dimrit kur zakonisht kemi ngërçe sepse kemi të ftohtë, dhimbjet menstruale mund të jenë më të forta.

Merrni suplemente

Ekziston një mundësi e madhe që të keni mungesë të vitaminës D, të cilën trupi e prodhon kur ekspozohet në rrezet e diellit. Për të ndihmuar me çdo ndryshim të humorit që mund të përjetoni gjatë menstruacioneve, rekomandohet që të merrni suplemente të vitaminës D gjatë muajve të dimrit. /abcnews.al