Për herë të parë në karrierën e saj të gjatë, Minnie Mouse ndryshon dhe heq fustanin e kuq me pika.
Miu i famshëm i Disney me fustanin karakteristik me pika dhe harkun në kokë, guxon të ndërrohet për herë të parë dhe të provojë një kostum të zi me pika, frymëzuar nga Stella Mçartney, për të festuar 30-vjetorin e Disneyland Paris.
Sipas stilistit “demon”, lëvizja është simbolike dhe shënon progres, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars.
Mçartney tha: ” Minnie ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Ajo theksoi se ishte “veçanërisht e lumtur që punonte me Minnie Mouse të vetmen, ikonën. Ajo që më pëlqen tek Minnie është fakti se ajo mishëron lumturinë, vetë-shprehjen, autenticitetin dhe se ajo frymëzon njerëz të të gjitha moshave në mbarë botën. Plus, ka një stil kaq të mrekullueshëm! Doja që Minnie të vishte pantallonat e para në Disneyland Paris. Kjo është arsyeja pse unë dizenjova një nga kostumet e mia ikonike – një smoking blu – duke përdorur pëlhura të përshtatshme për planetin. Ky koncept i ri me pika e bën Minnie Mouse një simbol të përparimit për një brez të ri. Ajo do ta veshë atë për nder të Ditës së Gruas, në Mars 2022”.
Faqja zyrtare e Disneyland Paris njoftoi se stilisti do të nxjerrë një seri të kufizuar produktesh të frymëzuara nga filmi klasik i animuar i Disney, Fantasia (1940)./abcnews.al
Stella McCartney has designed Minnie Mouse’s very first pantsuit, and it’s gorgeous ? #DisneylandParis30 pic.twitter.com/jKSckBji36
— Disneyland Paris EN (@DisneyParis_EN) January 25, 2022