Krivokapiç: E di se që nga nesër nuk do të jem kryeministër i Malit të Zi

schedule14:20 - 3 Shkurt, 2022

schedule 14:20 - 3 Shkurt, 2022

Zdravko Krivokapiç këtë të enjte ka deklaruar se e di që duke nisur nga dita e nesërme nuk do të jetë më kryeministër.

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se kjo qeveri, nuk mundi t’i mbijetojë sulmit nga brenda.

“E dija se këtë sulm do ta bënin ata që morën më së shumti nga kjo qeveri, që punuan më pak dhe bënë më shumë zhurmë”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme kur do të votojnë “t’i hapin sytë mirë”.

LEXO EDHE: Parlamenti malazes nuk shkarkon Dritan Abazoviçin

Kujtoni kë keni zgjedhur dhe si do të zgjidhni në të ardhmen. Kurrë më mos zgjidhni ata që nuk do të përfaqësojnë interesat tuaja”, ka thënë ndër të tjera Krivokapiç.

Reagimi i tij vjen një ditë para se Kuvendi i Malit të Zi të votojë për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij./abcnews.al