Ka një sërë faktorësh që mund të ndikojnë në rritjen ose uljen e dëshirës seksuale. Rritja e dëshirës seksuale, ose libido, i referohet dëshirës së një personi për të kryer marrëdhënie seksuale.
Disa arsye që ndikojnë në uljen e dëshirës seksuale janë:
Lodhja
Jeni të lodhur për të kryer marrëdhënie seksuale?
Shumicës së grave u duhet të presin gjithë ditën për t’u shtrirë pranë partnerit të tyre në mbrëmje dhe shpesh pyesin veten se përse nuk ndihen të eksituara. E mira do të ishte të kryenit marrëdhënie kur keni mjaftueshëm energji e jo kur ktheheni nga puna kur jeni të lodhur. Mund të zgjidhni përshembull mëngjesin, pasi zgjoheni të shlodhur ose edhe pasditet e fundjavave.
Përndryshe, nëse ju pëlqejnë më shumë dritat e fikura, provoni të hani një vakt me proteina dhe zarzavate jeshile përpara se të mbylleni në dhomë, pasi proteinat ju japin energji dhe ju shtojnë dëshirën për seks.
Antidepresivët
Hormonet si serotina, epinefrina dhe dopamina janë përgjegjësit për rritjen e dëshirës seksuale. Antidepresivët dhe ilaçe të tjera që na këshillohen nga psikiatri priren të ulin nivelin e këtyre hormoneve, që do të thotë se ul dëshirën për seks. Por, 20 minuta stërvitje intensive mund të nxisin dëshirën seksuale tek femrat që kanë probleme për shkak të antidepresivëve, raporton abcnews.al
Ndryshimet në peshë
Tek femrat është diçka e zakonshme që pesha të ndryshojë vazhdimisht; 2-3 kile më pak apo më shumë para apo pas menstruacioneve, ose më shumë, për shkak të shtatzanisë. Pavarësisht shkakut, sipas ekspertëve pesha është një ndër faktorët që ndikon në dëshirën seksuale tek femrat, pasi kjo ndikon në mënyrën sesi ajo e sheh veten, se sa tërheqëse ndihet.
Problemet me partnerin
Seksi është po aq psikologjik sa ç’është edhe fizik, ndaj sa herë keni zënka me partnerin do të keni një dëshirë më të ulët për të kryer marrëdhënie seksuale.
Problemet në marrëdhënie janë ato që ndikojnë më tepër se çdo faktor tjetër tek dëshira juaj seksuale. Përveç kësaj, pas një periudhe të gjatë së bashku, nëse nuk eksperimentoni në marrëdhëniet tuaja, lidhja do të kthehet në diçka monotone dhe mekanike. Ndaj, e mira është të flisni me njëri-tjetrin si për problemet në çift, ashtu edhe ato në krevat. Komunikimi do t’ju ndihmojë në çdo aspekt, raporton abcnews.al
Kontrolli i shtatzanisë
Pilulat janë shumë efektive në parandalimin e shtatzanisë, por ato mund t’ju ulin kënaqësinë seksuale.
Përse ndodh kjo?
Pilulat ulin nivelin e testosteronit, hormonit kyç kur vjen fjala për seksin. Prandaj meshkujt, të cilët nga gjeneza kanë nivele të larta të testosteronit, kanë më pak probleme për sa i përket marrëdhënie seksuale.
/abcnews.al