Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Zin htet aung i ka urryer gjithmonë Rohingyas, një grup etnik mysliman nga Rakhine, një shtet në pjesën perëndimore të Mianmar. Kur ushtria birmaneze udhëhoqi turmat në një ofensivë në fshatrat Rohingya në vitin 2017, duke djegur, përdhunuar dhe vrarë dhe duke detyruar rreth 700,000 Rohingya të zhvendoseshin në Bangladeshin fqinj, ai besonte se fushata ushtarake ishte e justifikuar.
Ai e konsideroi pakicën si “terroristë” dhe “emigrantë të paligjshëm”. Por qershorin e kaluar, Zin Htet Aung kërkoi falje në Facebook për pikëpamjet e tij dhe u kërkoi gjithashtu komunitetit Rohingyas falje. Që kur ushtria nisi një grusht shteti më 1 shkurt 2021, shumë prej tyre kanë kërkuar publikisht falje për gjendjen e vështirë të Rohingyas dhe pakicave të tjera etnike të persekutuara, raporton abcnews.al
Demonstratat në solidaritet me Rohingyas janë zhvilluar në të gjithë vendin gjatë vitit të kaluar. “Tani ne po vuajmë,” tha Zin Htet Aung. “Ne e kuptojmë se jemi të shtypur, se jemi të gjithë në të njëjtën barkë.”
Min Aung Hlaing, komandanti i përgjithshëm, priste që gjërat të shkonin mirë por atëherë drejtuesit e lartë të Mianmarit nuk kanë arritur të kuptojnë gjendjen e vendit. Forcat e armatosura kanë bërë thirrje vazhdimisht për zgjedhje dhe më pas janë befasuar kur Lidhja Kombëtare për Demokraci (nld), partia e Aung San Suu Kyi, aktivistja më e famshme e demokracisë në Mianmar fitoi.
Në vitin 2015, Lidhja Kombëtare për Demokraci triumfoi në zgjedhje dhe Suu Kyi gjeti një mënyrë për të shmangur një rregull që synonte ta ndalonte atë nga drejtimi i qeverisë.
nld u rizgjodh pesë vite më vonë me një diferencë edhe më të madhe. Megjithatë, duke ia hequr pushtetin Suu Kyi, e cila gjithmonë e lavdëronte ushtrinë në publik gjeneralët pa dashje krijuan kushtet e nevojshme që një politikë e re, më pak shoviniste të zinte rrënjë, e cila kishte potencialin për të bashkuar etnitë e shumta të përçara të Mianmarit dhe, ndoshta, për të dëbuar ushtrinë nga pushteti.
Kjo është një arritje në një vend me një histori të gjatë armiqësie midis grupeve etnike. Këto tensione u nxitën nga britanikët gjatë epokës koloniale. Brenda një viti të pavarsisë në 1948, ushtria ishte në lufte me pakicat etnike në zonat kufitare të vendit, raporton abcnews.al
Luftimet kanë vazhduar që atëherë. Shumë birmanezë e kanë portretizuar ushtrinë si roje të kombit, duke e mbrojtur atë nga rebelët, tradhtarët dhe të infiltruarit. Paragjykimi kundër Rohingya-ve madje gjeti mbështetje te Suu Kyi, e cila mbrojti persekutimin e ushtrisë ndaj atij grupi.Shumë birmanezë, e shohin si idhull. Por kur ushtria goditi protestat, ushtarët dolën kundër minoriteteve dhe birmanezëve.
Dhe kur rezistenca nuk tregoi asnjë shenjë zbehjeje, ushtria filloi të shkatërronte qytete dhe të masakronte protestuesit. Forcat e juntës kanë vrarë afro 1500 civilë që nga grushti i shtetit, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politik, një organizatë bamirëse me bazë në Tajlandë. Ky ndryshim është i dukshëm edhe në politikë. Pas grushtit të shtetit, ligjvënësit e rrëzuar nga Lidhja Demokraike formuan një qeveri në hije të quajtur Qeveria e Unitetit Kombëtar (nug). Ata premtuan se do të ishte ndryshe, në stil dhe në përmbajtje.
Pakicat etnike nuk e preferonin Suu Kyi, të cilat u zhgënjyen kur ajo nuk arriti të transferonte pushtetin. Disa politikanë të vendit ishin gjithashtu të zhgënjyer, pasi ajo e drejtonte partinë e saj si autoritare. Në të kundërt, nug është përpjekur të tregojë se po i dëgjon kritikët e tij. Ajo është e mbushur me të rinj dhe pakica etnike dhe thotë se merr vendime me konsensus. Ajo ka shfuqizuar në mënyrë simbolike kushtetutën, e cila u miratua nga një junta e mëparshme në vitin 2008, dhe premtoi të krijonte një shtet federal duke u dhënë nënshtetësinë Rohingyas.
Ky ton pajtues dhe qasje gjithëpërfshirëse shënoi “një epokë të re të politikës”, sipas Maw Htun Aung, një aktivist 37-vjeçar i përkatësisë etnike Kachin, i cili është zëvendësministër.
Këto ndryshime lindin nga pragmatizmi po aq edhe nga parimi. Qeveria paralele është në një pozitë të pasigurt. Ajo nuk kontrollon asnjë territor dhe asnjë qeveri e huaj nuk e ka njohur zyrtarisht atë. Një arsye është që ajo është përpjekur të korrigjojë trajtimin e saj ndaj Rohingyas dhe dëshira e saj për legjitimitet në skenën ndërkombëtare, sipas Aung Kyaw Moe, një këshilltare e ministrit të të drejtave të njeriut.
Qeveria në hije është gjithashtu e vetëdijshme se, për të pushtuar territorin, ajo duhet të krijojë aleanca me disa nga grupet rebele të cilat kanë rreth 90,000 trupa. Megjithatë, që nga grushti i shtetit, katër grupe rebele i kanë siguruar një strehë të sigurt politikanëve që ikin nga ushtria, kanë emëruar anëtarë të rinj në parti, dhe janë angazhuar në negociatat për një kushtetutë të re dhe kanë punuar me qeverinë për të ofruar ndihma humanitare.
Ata kanë bashkëpunuar gjithashtu në fushën e betejës, duke ndihmuar partinë të marrë armë dhe të këshillillojë udhëheqësit e saj për strategjinë ushtarake. Një numër i madh i milicive besnike ndaj qeverisë në hije, të njohura si forcat e mbrojtjes së popullit, kanë protestuar vazhdimisht.
Grupet rebele i kanë trajnuar këta kryengritës dhe madje kanë luftuar përkrah tyre. Kjo shkallë e bashkëpunimit midis birmanezëve dhe pakicave etnike “në një lëvizje demokratike popullore është e paprecedentë në historinë e vendit”, sipas Jolliffe.
Junta po lufton. Ajo po përdor metodën e saj tradicionale kundër kryengritjes, e cila përfshin ndërprerjen e lidhjeve midis guerilëve dhe vendasve që u ofrojnë atyre ushqim, financa dhe rekrutë.
Në praktikë kjo nënkupton terrorizimin e fshatrave të tëra; më shumë se 400,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Kjo nuk po jep efektin e dëshiruar. Në vend që të qetësojnë popullsinë, akte të tilla mizore janë “si një përpjekje e madhe rekrutimi për forcat lokale të mbrojtjes”, sipas Mary Callahan, një historiane.
Ushtria tani po lufton në fronte të shumta: në qytete, ku qelizat e nëndheshme vendosin bomba pothuajse çdo ditë; në ultësirën qendrore, të banuar nga birmanezët që nuk kanë parë konflikt për breza të tërë; dhe në disa zona periferike të kontrolluar nga grupe etnike. Një pjesë e vogël e grupeve rebele që nuk i janë bashkuar rezistencës po shfrytëzojnë mundësinë për të zgjeruar territorin e tyre.
Junta nuk ka arritur të nënshkruajë armëpushime me grupet rebele etnike. Në territorin që ajo kontrollon, junta e ka të vështirë të qeverisë. “Është ekuivalenti i një force pushtuese të huaj,” sipas një ish-diplomati.
Që nga grushti i shtetit, rreth 400,000 nëpunës civilë kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste. Varfëria po rritet. Ekonomia është në kaos. Junta përballet me një deficit buxhetor në rritje dhe mund të ketë vështirësi për të paguar nëpunësit civilë, raporton abcnews.al
Mianmar “është tashmë në një pikë ku qeverisja është shumë e vështirë”, sipas Callahan.
Dështimi i juntës për të mbajtur në kontroll situatën nuk do të thotë se ajo ka gjasa të mposhtet nga rezistenca, të paktën në një mënyrë konvencionale. Ushtria ka shumë më tepër trupa dhe armë në dispozicion. Forcat kundërshtare janë të shpërndara në të gjithë vendin dhe nuk janë bashkuar në asnjë strukturë të unifikuar.
Në vend të kësaj, ai do të konsistojë në presion të bashkërenduar nga disa drejtime, duke e detyruar ushtrinë të tërhiqet, një proces që do të dëmtonte moralin dhe do të nxiste përçarjen mes drejtuesve të lartë, ndoshta duke çuar në një ndarje të brendshme.
Megjithatë, mund të duhen vitet që situata të marrë këtë drejtim. Kjo do të varej gjithashtu nga qeveria se sa e aftë do të jetë të bindë pakicat etnike, shumë prej të cilave ende ushqyhen me besimet e vjetra.
Megjithatë, një gjë është tashmë e qartë: në luftën për të fituar zemrën e shumicës së vendit, ushtria ka humbur.
/abcnews.al