Pesë pasagjerët që po udhëtonin në automjetin tip “ML” që përfundoi në lumin Shkumbin paraditen e sotme, ku dy prej të cilëve ndërruan jetë, dyshohet se ishin pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kalimashi i Kukësit.
Lexo edhe: Makina me goma përpjetë përfundoi në Shkumbin, pamjet e rënda nga aksidenti te “Kthesa e Murrashit”
Trupat e viktimave të cilët mësohen se janë një çift bashkëshortësh janë nxjerrë, ndërkohë që po punohet edhe për gjetjen e trupit të tretë që është rrëmbyer nga rryma në momentin kur ekskavatori ndërhyri për të spostuar automjetin. Dyshimet janë se ai mund të ketë ndërruar jetë.
Lexo edhe: Aksidenti tragjik, makina u përplas me “Ford-in” pastaj ra në Shkumbin
Nga sa mësohet dy nga pasagjerët konkretisht dy fëmijë janë nxjerrë të gjallë. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Njëri prej tyre pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ndodhen familjarë të shumtë të personave të aksidentuar. Ndërkohë që hetimet për ngjarjen po ndiqen nga afër edhe nga drejtuesit e prokurorisë dhe policisë së Elbasanit. /abcnews.al