Njërin nga pasagjerët që ndodhej në automjetin që përfundoi në lumin Shkumbin paraditen e sotme dyshohet se e ka marrë rryma.
Sipas burimeve të ABC teksa po tërhiqnin automjetin për ta nxjerrë lart trupi ka dalë nga makina dhe është rrëmbyer nga rryma e lumit.
Dyshohet se ai ka ndërruar jetë. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur shpëtimi i tre personave që ndodheshin në mjet, mes tyre shoferi dhe një fëmijë që ndodhej pasagjer.
Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 të paradites së sotme pasi automjeti humbi kontrollin në Kthesën e Murrashit dhe ra në lumin Shkumbin. /abcnews.al