Një luaneshë ka vrarë një kujdestar në një kopsht zoologjik në Iran

schedule05:46 - 1 Shkurt, 2022

schedule 05:46 - 1 Shkurt, 2022

Një luaneshë ka vrarë një kujdestar që po e ushqente atë në një kopsht zoologjik në Iranin qendror, thotë media shtetërore e vendit. Ngjarja ndodhi të dielën në Arak, 280 km në jug të Teheranit, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike. Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike tha se luanesha më pas iku nga rrethimi dhe se lëvizi në kopshtin zoologjik me një luan tjetër të arratisur për disa orë.

Dyshja u kap pasi policia, zjarrfikësit dhe zyrtarët e qeverisjes vendore kryen një operacion, tha kryebashkiaku i Arak raporton “BBC”. “Sot pasdite një nga kujdestarët hyri në kafaz për të ushqyer luanin dhe fatkeqësisht humbi jetën pasi u sulmua dhe u mbyt”, tha kryebashkiaku Alireza Karimi, cituar nga Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike. Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike tha se një luaneshë kishte shtyrë një levë hekuri për të hapur një derë të mbylljes, duke u lëshuar dhe duke sulmuar kujdestarin.

Është e paqartë nëse kopshti zoologjik ishte i hapur për publikun në atë kohë. / abcnews.al