Nënvarianti BA.2 i variantit Omicron, është më i transmetueshëm se BA.1 dhe më i aftë të infektojë personat e vaksinuar, sipas një studimi danez.
Studimi, i cili analizoi rastet e koronavirusit në më shumë se 8,500 familje daneze midis dhjetorit dhe janarit, dhe zbuloi se personat e infektuar me nënvariantin BA.2 kishin afërsisht 33% më shumë gjasa të infektonin të tjerët, në krahasim me personat e infektuar me BA.1.
Në mbarë botën, nënvarianti “origjinal” BA.1 përbën më shumë se 98% të rasteve të Omicron, por BA.2 është bërë variant dominues në Danimarkë, në javën e dytë të janarit.
/abcnews.al