Kryemadhi: Pas 25 prillit do bënim ndryshime rrënjësore për Shqipërinë, do delegonim sovranitetin te populli

schedule10:45 - 30 Janar, 2022

schedule 10:45 - 30 Janar, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim paraqiti gjatë takimit me të rinjtë e LSI disa nga pikat për ndryshim që kishte planifikuar LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo deklaroi se këto ndryshime do të siguronin delegimin  sovranitetit të popullit nëpërmjet votës në mënyrë që ajo të mos vidhet, tjetërsohet, blihet apo manipulohet.

Pjesë nga deklarata

Pas 25 Prillit ne kemi dashur te çonim përpara ndryshime rrënjësore qe te rikthenin besimin tek Shqipëria, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Ne kemi dashur te realizojmë ndryshime që të sigurojnë delegimin e sovranitetit te popullit nëpërmjet votës, e cila nuk vidhet, tjetërsohet, blihet, manipulohet:

1.Ne do te realizonim ndryshimet e nevojshme ligjore e teknike, qe te krijohet mundesia, per te votuar te gjithë shqiptarët jashtë vendit. Të cilët mos të përdoren mish për top sa herë kanë nevojë politike për ta. Të marrin edhe përgjegjësi për drejtimin e punëve të vendit, por edhe vlerësimin që meritojnë.

2.Ne do të realizonim, ne konsultim të gjerë me të gjithë publikun, një reformë të thellë dhe e vërtetë për zgjedhjet. Që Identifikimi, votimi dhe certifikimi i rezultateve të votimit të jetë i pakontestueshëm dhe në kohën sa më te shpejte te mundshme. Ne pershtatje me vendimin e Gjykates Kushtetuese, do te benim qe kodi zgjedhor te rregullohet dh qe partite politike ose kualicionet ti kene listat e kandidateve 100 perqind te hapura, normalisht duke i lene mundesine edhe atyre qe duan ti mbajne pjeserisht te mbylluara per ti lejuar ta mbaje te mbyllur listen deri ne 30 perqind.

4.Do te mund te realizonim nje ndarje elektorale te ndershme te Shqiperise, me qellim qe cdo deputet te kete te njejten peshe perfaqesimi, dhe te ngushtohet mundesia e daljes deputet te personave qe kane influenca lokale, te bazuar ne veprimtari te paligjshme.

  1. Do te mund te realizonim permes te rinjve tane qe do te ishin ne parlament, ndryshime ligjore per nderprerjen e financimeve te paligjshme, kriminale te partive politike, apo te kandidateve per deputet, apo drejtues te aeverisjes lokale.
  2. Gjithashtu, pas 25 prillit ne listen e detyrave tona ishin edhe realizimi i ndryshimeve ligjore qe te zhbenin shkaterrimin kushtetues te vitit 2008. Qe te realizonim kontrollin dhe balancimin real te pushtetit legjislativ me ate ekzekutiv dhe rritjen e transparences dhe mireqeverisjes.

Te tilla si:

  1. Ndryshimi i formulimit te permbajtjes se mocionit te Mosbesimit dhe atij te Besimit. Qe Shqiperia te mos jete me nje republike kryeministrore, por te ngrejme parlamentarizmin ne fuqine e vertete qe parashikonte Kushtetuta e 1998 e miratuar me referendum.
  2. Ndryshimi i formulimit te ligjit per referendumet, me qellim qe te realizohet praktikisht. Sepse nuk ka asnje llogjike qe politikanet shqiptare zgjidhen cdo 4 vjet ne Parlament, dhe e izolojne vendimmarrjen nga qytetaret.
  3. Rregullim ligjor,per te rritur efektivitetin dhe per te patur rezultate konkrete te komisione hetimore parlamentare. Sepse eshte vertetuar se komisionet hetimore keto 30 vjet kane sherbyer si qoka per ti mbyllur aferat korruptive, ne vend qe ti mbajne pergjegjes ata qe duhet te japin llogari para qytetareve.
  4. Ndryshime ligjore per PPP, koncesionet, tenderimet( transparance, gare midis subjekteve,  etj)
  5. Ristrukturim i administrates publike, duke ecur me parimin qeveri e vogel( 10-12 ministri) dhe institucione e drejtori qendrore te riorganizuara( 100-150),Institucione varesie e drejtori), pjese e Administrates Publike.
  6. Pa harruar edhe nje pike qe ne si LSI e kemi besuar fort qe ne gjenezen tone: Zgjedhja e Presidentit drejperdrejt nga populli.

Jam e bindur se permes ketyre ndryshimeve do te realizohej me se miri

  1. Balancimi i pushtetit legjislativ- Ekzekutiv – Gjygjesor.
  2. Rritja sovranitetit te popullit, pasi zgjedh drejtuesin e shtetit me vote te drejperdrejt.
  3. Detyrimi i partive politike per te zgjedhdur kandidate dinjitoze, duke ja dhene mundesine e perzgjedhjes popullit ne listat e hapura realisht.
  4. Presidenti behet realisht institucioni mbi palet politike, mbajtes i sovranitetit te popullit, dhe drejtuesi real i negocimit te krizave politike, qe jane te pashmangshme ne nje vend demokratik

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!