Gjykata Penale e Shkupit i ka dorëzuar Kuvendit të Maqedonisë kërkesën për heqjen e iminutetit për ish-kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski. Por kjo kërkesë mësohet se është kthyer mbrapsht nga krye aktual i Kuvendit, Talat Xhaferri, për shkak të gabimit në nenin ku është bazuar kërkesa.
Pas korrigjimit që pritet të bëjë gjykata, sipas procedurave, kryetari i Kuvendit duhet t’ia dërgojë kërkesën për heqje imuniteti Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit. Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-së akuzohet për organizimin e ngjarjeve të 27 Prillit sëbashku me dy ish-ministrat, të arrestuar ditën e djeshme.
Bëhet fjalë për Mile Janakieskin dhe Spiro Ristevski, për të cilët gjykata ka vendosur masën e paraburgimit 30 ditë. Përveç dy ish-ministrave, sipas infromacioneve jozyrtare, Prokuroria ka hapur procedurë hetimore edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-agjentin e DSK-së Nikolla Boshkovski. Gruevski mbetet në arrati në Budapest, kurse Boshkovski në Greqi./abcnews.al