Shembet ura në Pittsburgh pas para mbërritjes së Biden

schedule15:20 - 29 Janar, 2022

schedule 15:20 - 29 Janar, 2022

Pak para se presidenti amerikan të mbërrinte në Pittesburgh është shembur një urë, dhe sipas autoriteteve arsyeja është sasia e madhe e dëborës e grumbulluar nga reshjet e orëve të fundit.

Sipas mediave lokale nuk ka viktima, por një automjet dhe një autobus kanë rënë në gropë. Shembja ndodhi pak orë para mbërritjes në qytet të presidentit amerikan Biden, i cili do të fliste pikërisht për infrastrukturën.

 

Guvernatori i Pensilvanisë u shpreh se situata po monitorohet dhe do të jepen të gjitha ndihmat e neevojshme. Ai i bëri apel banorëve që të shmangin zonën.

 

 

Ura u ndërtua në vitin 1970 dhe sipas një inspektimi në vitin 2019, kishte nevojë të rindërtohej. Biden tha se paratë nga ligji për infrastrukturën do të ndihmonin në rindërtimin e urës së shembur të Pitsburgut dhe “mijëra urave të tjera në të gjithë vendin”, por duke shprehur gjithashtu urgjencën për të shpërndarë sa më shpejt fondet.

/abcnews.al