I infektuar me Covid, ndërron jetë nga Covid Kurt Kola, ish-Kryetari i të përndjekurve politikë

schedule09:02 - 29 Janar, 2022

schedule 09:02 - 29 Janar, 2022

Për shkak të komplikacioneve të rënda nga Covid 19, këtë të shtunë ka ndërruar jetë ish-kryetari i të përndjekurve politik dhe partisë “Rruga e Lirisë”, Kurt Kola.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë i biri, Bilal Kola, i cili pasoi të atin në misionin e tij për integrimin e të përndjekurve politikë.

Përmes postimit të tij në rrjetet sociale i biri shkruan se ai kishte rreth dy muaj që bënte dializë, dhe me infektimin me Covid gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar duke mbyllur përfundimisht sytë këtë të shtunë.

“Të nderuar miq. Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta sot në orët e para të mëngjesit të babait tonë të dashur, Kurt Kola. Pas një beteje për rreth një muaj me Covid-19, ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kundër të gjithë gjasave. Kishte rreth 2 muaj që bënte dializë, aortën e kishte të zmadhuar, pësoi trombozë në këmbë nga Covid. Rreth një muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditësh pësoi një komplikacion të rëndë në mushkri, që rezultoi goditje fatale.

Është thuajse rregull përbashkues që njerëzit e zakonshëm kanë tendencë të natyrshme dy procese në jetë: 1. Të minimizojnë dhimbjet. 2. Të maksimalizojnë kënaqësitë. Njerëzit e jashtëzakonshëm falë koshiencës së tyre të lartësuar, bëjnë përjashtim nga ky rregull. Ata gjithmonë zgjedhin me koshiencë të bëjnë gjënë e drejtë, pavarësisht se kjo mund t’u shkaktojë dhimbje!

Kurt Kola nuk është thjesht një njeri i jashtëzakonshëm, por është individi më i jashtëzakonshëm që unë njoh! Lamtumirë babush, jam i sigurt që shpirti yt do të prehet në Parajsë!”, shkruan, Bilal Kola në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë kujtojmë se ishte data 10 maj 1945, kur do i merrnin fillimisht prej fshatit të lindjes në Macukull, atë, së bashku me nënën, tre nuset e xhaxhallarëve dhe 8 fëmijë të tjerë të mitur, në një shtegtim të vështirë e të gjatë, që do të mbyllje vetëm në vitin 1991, kur regjimi të përmbysej.

/abcnews.al