Komiteti i barnave humane të EMA, ka rekomanduar dhënien e një autorizimi të kushtëzuar të marketingut për ilaçin oral antiviral Paxlovid (PF-07321332 / ritonavir) për trajtimin e COVID-19.
Komiteti rekomandoi autorizimin e Paxlovid për trajtimin e COVID-19 tek të rriturit që nuk kanë nevojë për oksigjen shtesë dhe që janë në rrezik të shtuar që sëmundja të bëhet e rëndë.
Paxlovid është ilaçi i parë antiviral që jepet nga goja që rekomandohet në BE për trajtimin e COVID-19. Ai përmban dy substanca aktive , PF-07321332 dhe ritonavir, në dy tableta të ndryshme. PF-07321332 funksionon duke reduktuar aftësinë e SARS-CoV-2 (virusi që shkakton COVID-19) për t’u shumuar në trup ndërsa ritonavir zgjat veprimin e PF-07321332 duke i mundësuar të qëndrojë më gjatë në trup në nivele që ndikojnë në shumimi i virusit.
Për të arritur në përfundimin e saj, EMA vlerësoi të dhënat nga një studim që përfshin pacientë me COVID-19, duke treguar se trajtimi me Paxlovid uli ndjeshëm shtrimet në spital ose vdekjet tek pacientët që kanë të paktën një gjendje themelore që i vë në rrezik të rëndë të COVID-19. Analiza është bërë te pacientët që kanë marrë Paxlovid ose placebo (trajtim i rremë) brenda 5 ditëve pas fillimit të simptomave të COVID-19 dhe të cilët nuk kanë marrë, as nuk pritej të merrnin, trajtim me antitrupa. Gjatë muajit pas trajtimit, shkalla e shtrimit në spital ose e vdekjes 1 ishte 0,8% (8 nga 1039) për pacientët që morën Paxlovid, krahasuar me 6,3% (66 nga 1046) për ata që morën placebo. Nuk pati asnjë vdekje në grupin Paxlovid dhe 12 vdekje 2në grupin placebo.
Shumica e pacientëve në studim ishin të infektuar me variantin Delta. Bazuar në studimet laboratorike, Paxlovid pritet të jetë aktiv edhe kundër Omicron dhe varianteve të tjera.
Profili i sigurisë së Paxlovid ishte i favorshëm dhe efektet anësore ishin përgjithësisht të lehta. Megjithatë, dihet se ritonavir ndikon në veprimin e shumë ilaçeve të tjera, dhe paralajmërimet dhe këshillat janë përfshirë në informacionin e produktit të Paxlovid ./Abcnews.al/