Gjykata e Lezhës këtë të enjte ka lënë në burg 17 vjeçarin Florian Përvathi që vrau për hakmarrje bashkëfshatrin e tij Lek Lekgjonaj.
I mituri e ka vrarë para shtëpisë së tij 62 vjeçarin që ishte dhe vëllai i autorit që në 2009 i kishte vrarë me armë babain 17 vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në fshatin Manati të Lezhës, ku menjëherë adoleshenti, i cili akuzohet për “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal është vetëdorëzuar.
Ndërkohë Përvathi edhe në deklaratën e tij në polici nuk ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se krimin e kishte kryer për gjakmarrje për vrasjen e babait te tij në vitin 2009 nga vëllai i Lek Lekgjonajt./abcnews.al