Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Gjatë 3 dekadeve ose edhe më shumë, Europa ka parë një zhvillim më të madh që nga fundi i Luftës së Ftohtë, por gjithashtu është përballur me kërcënime të reja ndaj institucioneve, sigurisë dhe vlerave thelbësore të saj.
Shembja e Murit të Berlinit në vitin 1989 hodhi bazat për institucione të reja, shtete të reja dhe, në disa raste, konflikte të reja. Në më shumë se tre dekada që nga ribashkimi i Gjermanisë dhe rënia e Bashkimit Sovjetik, Bashkimi Europian ka krijuar bazat e saj por ka pësuar edhe tronditje gjatë rrugës.
Nëse rikthehemi pas në kohë në vitet postkomuniste, do të rikujtojmë zgjerimin e shpejtë të BE-së dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe sfidën në rritje që Rusia paraqiti si përgjigje ndaj të dyjave. Kontinentit i është dashur të përballet me krizat ekonomike, presionet e migracionit dhe nacionalizmin në rritje, si dhe me pasojat e vazhdueshme të pandemisë, raporton abcnews.al
Marrëdhëniet transatlantike janë bërë gjithashtu një burim tensioni, me parimet thelbësore të lidhjeve SHBA-BE që janë vënë vazhdimisht në pikëpyetje për shkak të ndarjeve të reja mbi taksat, energjinë dhe politikën e mbrojtjes.
Europa po rishikon kufijtë e saj
Në dhjetorin e vitit 1991, Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 15 republika të pavarura, nga të cilat më e madhja ishte Federata Ruse. Më 1 janar të vitit 1993, Çekosllovakia u nda në dy shtete të veçanta, Republika Çeke dhe Sllovakia. Shpërbërja e Ish-Jugosllavisë në vitin 1991 shkaktoi një dekadë lufte, që degradoi në spastrim etnik dhe gjenocid.
Në fund Bosnja, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Sllovenia u bënë shtete të pavarura.
Rusia po eksperimenton me kapitalizmin dhe demokracinë
Federata Ruse e sapokrijuar zgjodhi presidentin e saj të parë në mënyrë demokratike, Boris Jelts, që nisi menjëherë zbatimin e reformave të orientuara nga tregu: heqjen e barrierave tregtare, nga kontrolli i çmimeve tek subvencionet shtetërore. Por kjo formë e terapisë shkaktoi një periudhë të inflacioni të lartë që i shkatërroi kursimet e miliona rusëve dhe rriti varfërinë.
Në vitin 1998, Rusia nuk ishte më në gjendje të paguante borxhin e saj dhe për pasojë ekonomia hyri në kolaps. E kombinuar me korrupsionin e shfrenuar, rritjen e krimit të organizuar dhe pabarazinë e të ardhurave, ajo situatë ishte një pengesë e madhe për demokracinë ruse, dhe krijoi terrenin e favorshëm për shfaqjen në skenë të Vladimir Putinit në vitin 1999.
I zgjedhur për herë të parë president në vitin 2000, ai do të vazhdonte të dominonte politikën e vendit për dekada, raporton abcnews.al
Krijimi i Bashkimit Europian
Rënia e Murit të Berlinit dhe e Bashkimit Sovjetik, përshpejtuan shtysën për një integrim më të thellë dhe Traktati i Lisbonës i vitit 2007 krijoi strukturën aktuale të BE-së. Njëzet e shtatë shtetet anëtare ranë dakord të bashkonin sovranitetin e tyre, dhe t’i delegonin shumë kompetenca vendimmarrëse në BE. Mes ndryshimeve të tjera, traktatet krijuan një zonë të lëvizjes pa pasaporta, të njohur si Zona Shengen. Lëvizja e lirë e njerëzve është një nga “4 liritë e bllokut, së bashku me atë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
Ribashkimi i Gjermanisë i hapi rrugën anëtarësimit në BE të vendeve të ish-Bllokut Lindor. Gjatë viteve 2004-2007, unioni u zgjerua nga 15 në 27 vende anëtare. Shumë politikëbërës shpresonin se kjo do të përmbushte një vizion të një Europë të bashkuar “të plotë dhe të lirë”, siç u artikulua për herë të parë në vitin 1989 nga presidenti i SHBA-së, George H.W Bush.
Por që atëherë, zgjerimi është ngadalësuar pasi blloku është përballur me krizat ekonomike, presionet e migracionit dhe nacionalizmin në rritje. Kroacia ka qenë hyrja e vetme që nga viti 2013. Kandidatura e Turqisë, që ka qenë shpesh e diskutueshme për shkak të shqetësimeve mbi madhësinë e vendit, historikun e respektimit të të drejtave të njeriut dhe stabilitetin e ekonomisë së saj, ka ngrirë për shkak të rritjes së autoritarizmit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Përpjekjet e mëtejshme për zgjerim, të përqendruara kryesisht në Ballkan, janë bllokuar për shkak të kundërshtimit të Francës dhe Bullgarisë ndaj kandidaturave të Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut. Vitin e kaluar, shtetet e BE-së rikonfirmuan angazhimin e tyre për t’i mirëpritur 6 anëtarët te rinj të Ballkanit Perëndimor, por afati kohor se kur do të ndodhë kjo mbetet i paqartë.
Rënia e komunizmit ngriti pyetje ekzistenciale edhe mbi NATO-n, aleancën e themeluar në vitin 1949 për të mbrojtur Europën nga pushtimi sovjetik. Pavarësisht protestës nga Rusia dhe hezitimit nga disa vende të Europës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara e mbrojtën zgjerimin e NATO-s pas Luftës së Ftohtë, si një mënyrë për të konsoliduar arritjet demokratike në Europën Lindore.
Ndarja e Europës Lindje-Perëndim
Vendimi i Gjermanisë pas ribashkimit për të kthyer kryeqytetin e saj nga Boni në Berlin, në atë që ishte Gjermania Lindore, paralajmëroi zgjerimin e BE-së drejt lindjes. Kufijtë në zgjerim të bllokut e kanë zhvendosur gradualisht Gjermaninë nga kufiri i Europës në qendrën e saj dhe kanë rritur rëndësinë e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore brenda institucioneve të BE-së.
Në veçanti, roli gjithnjë e më i zëshëm i Polonisë në BE ngjalli shpresa për një bashkëpunim më të thellë Lindje-Perëndim, me ish-kryeministrin polak Donald Tusk që shërbeu si president i Këshillit Europian nga viti 2014 deri në 2019. Por vizioni populist konservator i partisë Ligj dhe Drejtësi në Poloni, që është në pushtet që nga viti 2015, ka çuar në konfrontim me Brukselin.
Varshava, së bashku me qeverinë e krahut të djathtë të kryeministrit Viktor Orban në Hungari, ka pasur përplasje të vazhdueshme me pjesën tjetër të bllokut mbi politikën e emigracionit, reformat gjyqësore, marrëdhëniet me Rusinë dhe përpjekjet për integrimin europian.
Këto tensione u përshkallëzuan në vitin 2021, pasi qeveria e Polonisë dhe gjykata e saj më e lartë hodhën poshtë përparësinë e ligjit të BE-së mbi kushtetutën kombëtare, duke bërë që Brukseli të pezullonte ndihmën ndaj Polonisë.
E ardhmja e pasigurt e NATO-s
Dhe që nga viti 2014, ekspansionizmi rus i ka bërë udhëheqësit e NATO-s të përqendrohen mbi rritjen e gatishmërisë ushtarake në kufijtë lindorë të aleancës. Gjithashtu Uashingtoni i ka shtuar kritikat ndaj Europës, se kjo e fundit nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen e saj. Pas presidencës problematike Trump në raport me marrëdhëniet transatlantike, presidenti aktual Joe Biden është zotuar të ri-angazhojë Shtetet e Bashkuara në NATO.
Por tërheqja e tij nga Afganistani vitin e kaluar shqetësoi shumë nga aleatë europianë të Amerikës, dhe bëri që zyrtarët e lartë të BE-së të kërkojnë përshpejtimin e planeve për ngritjen e një ushtrie të pavarur të BE-së. Ndërkohë, Europa ka hasur prej kohësh shumë vështirësi mbi mënyrën se si t’i integrojë banorët e saj myslimanë, shumë prej të cilëve kanë ardhur nga ish-kolonitë, në rastin e afrikano-veriorëve, apo si punëtorë në rastin e emigrantëve turq në Gjermani.
Disa ekspertë kanë paralajmëruar shfaqjen e “shoqërive paralele”, ndërsa të tjerë kanë argumentuar se nevojiten më shumë emigrantë për të mbështetur popullsinë e Europës që po plaket me shpejtësi, raporton abcnews.al
Dhe kjo çështje është bërë më akute që nga viti 2015, kur Europa ka përjetuar një shtim dramatik të fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Miliona emigrantë kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme në tokë apo përmes Detit Mesdhe për t’i ikur luftës dhe varfërisë në vendin e tyre.
Mungesa e një përgjigje të përbashkuar ndaj kësaj krize i ka thelluar tensione ekzistuese në bllok, teksa vende si Greqia dhe Italia po presin pjesën më të madhe të të ardhurve, ndërsa vende si Hungaria dhe Polonia, refuzojë që ta ndajnë këtë barrë në mënyrë proporcionale.
Brexit dhe ngritja e Nacionalizmit
Nga ana tjetër, vizioni themeltar i BE-së mbi unitetin, integrimin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkufitar, ka qenë nën një presion gjithnjë e në rritje nga forcat politike euroskeptike. Partitë populiste janë forcuar ndjeshëm në shumë vende anëtare të BE-së, sidomos në Itali dhe Francë. Këto tendenca kanë marrë ndoshta formën e tyre më dramatike në Britani, ku një qasje e vjetër me dy standarte ndaj integrimit europian, e kombinuar me ankthin në rritje ndaj emigracionit dhe terrorizmit, solli vendimin e vitit 2016 të shumicës së britanikëve për t’u larguar nga BE.
Presionet rreth migracionit
Europa ka luftuar prej kohësh se si të integrojë banorët e saj myslimanë, shumë prej të cilëve kanë ardhur nga ish-kolonitë, në rastin e afrikano-veriorëve, ose si mysafirë, në rastin e emigrantëve turq në Gjermani.
Disa ekspertë kanë paralajmëruar shfaqjen e ” shoqërive paralele “, ndërsa të tjerë kanë argumentuar se nevojiten më shumë emigrantë për të mbështetur popullsinë e Europës që po plaket me shpejtësi .
Që nga viti 2015, çështja është bërë më urgjente pasi Europa ka parë një rritje të migrimit nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Miliona emigrantë kanë rrezikuar jetën gjatë udhëtimeve të rrezikshme në tokë ose përtej Detit Mesdhe për të ikur nga lufta dhe varfëria.
Mungesa e një reagimi të bashkuar ndaj krizës ka përkeqësuar tensionet në bllok, midis vendeve si Greqia dhe Italia që marrin pjesën më të madhe të të ardhurve, dhe atyre, si Hungaria dhe Polonia, që refuzojnë të pranojnë më shumë emigrantë. Vendet e BE-së kanë ndjekur masa të diskutueshme për të frenuar fluksin, duke përfshirë një marrëveshje të vitit 2017 për kthimin e emigrantëve në Libi dhe një marrëveshje të vitit 2016 me Turqinë për të mbajtur refugjatët sirianë atje.
Marrëdhëniet transatlantike
Marrëdhëniet e pas Luftës së Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës kanë përjetuar ulje dhe ngritje. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, kontinenti u tregua shumë solidar: NATO përdori klauzolën e saj të vetëmbrojtjes kolektive, Nenin 5, dhe për herë të parë edhe aleatët europianë e mbështetën luftën e SHBA-së në Afganistan.
Por pushtimi i mëvonshëm i Irakut nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2003, të cilin fuqitë europiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, e panë si të paligjshme, i tendosi shumë këto raporte, gati në pikën e prishjes së marrëdhënieve. Por më pas marrëdhëniet u përmirësuan disi nën udhëheqjen e presidentit Barack Obama, por Trump ndoqi një qasje konfrontuese.
Përveç kritikave të aleatëve të NATO-s, ai synoi të kishte marrëdhënie më të ngrohta me Putin dhe rriti tarifat ndaj kompanive europiane. Joe Biden ka premtuar angazhim të ripërtërirë ndaj marrëdhënieve transatlantike. Por përveç tërheqjes së pa konsultuar nga Afganistani, mes SHBA-së dhe BE-së ka ende shumë burime të tjera të tensionit si pikëpamjet e ndryshme mbi furnizimet ruse të energjisë, investimet kineze në industritë kritike, si dhe përmirësimin dhe taksimin e kompanive të mëdha të teknologjisë.
/abcnews.al