Është arrestuar në Francë ish-truproja dhe ish bashkëpunëtori i presidentit francez Macron, Alexandre Benalla. Ai akuzohet se ka shkelur urdhrin e gjykatës duke kontaktuar me persona të cilët i ishin ndaluar të takonte.
Alexandre Benalla, ish-bashkëpunëtor i presidentit francez Emmanuel Macron është arrestuar pasi akuzohet se ka shkelur urdhrin e gjykatës, pas dënimit të marrë për dhunën e ushtruar në protestat e 1 Majit të vitit të kaluar në Paris. Ndërkohë mediat franceze vijojnë të publikojnë skandale të tjera, ku mendohet të jetë i përfshirë ai. Sipas akuzave më të fundit ekzistojnë përgjime telefonike ku Benalla negocion kontrata me oligarkë rusë.
Ish-bashkëpunëtori i Macron është thërritur që të merrej në pyetje në prokurori pasi mendohet që ka pasur kontate me persona, të cilët autoritetet ia kishin ndaluar të takohej.
Sipas asaj që publikohet nga Mediapart, ish-truproja e presidentit francez ka negociuar personalisht kur ndodhej ende në Elize, një kontratë prej 294 mijë eurosh mes shoqërisë së sigurisë Mars të drejtuar nga miku i tij Vinsent Krase, dhe oligarkut rus Iskander Makhmudov, i konsideruar si një njeri shumë pranë Vladimir Putin. Të kontatuar nga Le Monde, as Benala dhe as Krase nuk kanë dashur të komentojnë akuzat./abcnews.al