Si të kuptoni nëse ai është i interesuar nga mesazhet që dërgon

schedule19:25 - 26 Janar, 2022

schedule 19:25 - 26 Janar, 2022

Në fillim të marrëdhënies, përpiqeni të deshifroni se çfarë thotë partneri dhe çfarë mund të fshihet pas çdo fjalie të shkruar. A përgjigjet ai menjëherë? E vërteta është se është e vështirë të kuptosh plotësisht stilin e tjetrit përmes mesazheve, por ka disa lëvizje që tregojnë nëse është i interesuar në ju.

Mendimi i parë në mëngjes

Nuk mund të prisni mesditën për të dërguar një mesazh. Nëse jeni vërtet të interesuar, mesazhi i parë duhet të nisë me një mëngjes.

Nuk përgjigjet pas orëve

Nëse është mësuar të përgjigjet pas disa orëve pa kërkuar as falje, tregon mungesë mirësjelljeje (dhe mungesë interesi të vërtetë). Nuk duhet të humbni kohë.

Ju vë në dijeni kur do të jetë vonë

Edhe kur ka punë dhe ka ndërmend të vonohet, informon sepse e di që është e rëndësishme. Nuk të lë të mendosh nëse është mirë apo çfarë po bën.

Biseda vazhdon

Biseda nuk është një përpjekje e njëanshme dhe ju nuk mendoni për mënyra për të vazhduar bisedën. Ju të dy përpiqeni të bëni të njëjtën gjë dhe e bëni pa mundim.

Nuk preferon mesazhet

Komunikimi me shkrim është një pjesë e rëndësishme e ditës, sidomos kur jemi në punë, por nuk duhet të jetë rruga kryesore. Gjejmë arsye për t’u takuar, flasim në telefon për të dëgjuar zërin e njëri-tjetrit dhe mesazhet janë zgjidhja e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!