Niklas Sule nuk do të vazhdojë më karrierën e tij te Bayern Munich, teksa ka zgjedhur të largohet si lojtarë i lirë në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin bavarez, teksa vetë lojtari dëshiron të luajë në një skuadër tjetër për të pasur një eksperiencë të re larg Bayernit.
Ka qenë vetë Oliver Kahn, ai që ka konfirmuar këtë lajm: “Negociatat ishin të gjata. Ne i bëmë lojtarit një ofertë, por Sule nuk e pranoi atë. Ne e dimë që Niklas do që të largohet nga klubi në fund të sezonit”.
Official. Niklas Süle will leave Bayern as free agent at the end of the season, Oliver Kahn confirms: “The negotiations were long. We made him an offer. Süle didn’t accept it”. ? #FCBayern
“We know that Niklas wants to leave the club at the end of the season”. @imiasanmia pic.twitter.com/7kIk8QQOn6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 26, 2022
Kujtojmë se për Sulen ka një sërë kërkesash nga klube të tjera të njohura ku në “pole position” qëndron Barcelona dhe Chelsea. /f.a/abcnews.al