Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish raportin e Transparency International mbi korrupsionin. Në një shënim në rrjetet sociale, Basha shkruan ndër të tjera se pa zgjedhje të lira Shqipëria do të mbetet nga vendet më të korruptuara.
“Sot e është e qartë për të gjithë: pa zgjedhje të lira Shqipëria do të mbetet nga vendet më të korruptuara. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë.
Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë”, shkruan kreu i demokratëve. g.v/abcnews.al