Bologna ka arritur të firmosë me mesfushorin e shumë kërkuar nga trajneri Sinisa Mihajlovic, i cili më në fund do të ketë nën urdhrat e tij Michel Aebischer.
Afrimi më i ri për skuadrën italiane që përforcon në këtën mënyrë edhe repartin e mesfushës me zvicerianin, i cili vjen nga Young Boys në formë huazimi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku tregohet se lojtari zvicerian do të mbajë veshur fanellën e Bolognas deri në fund të këtij sezonit, dhe me opsion blerje pas përfundimit të sezonit.
✍️ | ?????????#Aebischer è un nuovo giocatore Rossoblù ❤️?
????????? ?????? ?
— Bologna Fc 1909 (@BfcOfficialPage) January 25, 2022
/f.a/abcnews.al