Kukan: Bojkoti i parlamentit nuk është zgjidhje

schedule16:18 - 19 Shkurt, 2019

schedule 16:18 - 19 Shkurt, 2019

Raporteri në hije për Shqipërinë Eduard Kukan në përgjigje të interesimit të ABC News ka deklaruar se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë dhe të tregojnë mosmarrëveshjet e tyre ndaj politikave të qeverisë. Por Kukan tha për ABC Neës se nuk pajtohet me dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore, që ndodhën gjatë protestës së 16 Shkurtit.

I shqetësuar për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve politike është shprehur Kukan, duke theksuar mendimin se shqipëria ka nevojë për dialog politik konstruktiv mes partive politike, ndryshe do të ishte e vështirë lëvizja drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Duke konsideruar djegien e mandateve të opozitës si bojkot parlamentar, Kukan ka përsëritur se vendi ku opozita ka një rol të rëndësishëm është parlamenti.

Prandaj, nuk mendoj se bojkoti i ardhshëm i parlamentit është përgjigja e problemeve me të cilat ballafaqohet vendi – ka thënë Kukan duke vijuar se  Shqipëria ka shumë politikanë me përvojë, të cilët tashmë e dinë se si të zgjidhin krizat politike./abcnews.al