Don Xhoni po përflitet prej kohësh se ka nisur një lidhje me modelen ruse, Ariana Lirey. Ndërsa të gjithë mendonin se ishte një flirt momental, dyshimet se janë bashkë u shtuan kur zbuluan se ndodheshin të dy në Dubai. Nga ana e dyshes ka pasur dhe postime ku shprehnin dashurinë për njëri-tjetrin, duke treguar se janë bashkë.
Mirëpo, së fundmi, modelja ruse i ka surprizuar të gjithë me veprimin e saj. Nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale, ajo ka zbuluar se ka nisur të mësojë gjuhën shqipe. Ajo ka treguar se ka nisur të mësojë alfabetin por gjithashtu ka nisur të marrë informacione mbi anën historike dhe kulturore të shqiptarëve.
“Unë fillova të mësoj, jo vetëm gjuhën shqipe. Unë nisa të studioj origjinën e saj, kulturën dhe historinë. Do të jetë e vështirë, por mua më pëlqen. Faleminderit”, ka shkruar modelja.
/abcnews.al