FOTOLAJM/ I ftohti vdekjeprurës, mjeku i njohur shpërndan foton që duhet të na turpërojë të gjithëve si shoqëri

schedule11:27 - 25 Janar, 2022

schedule 11:27 - 25 Janar, 2022

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një foto nga mbrëmja e djeshme në Tiranë ku duket një familje që fle jashtë mes temperaturave tepër të ftohta që po kalon vendi.

Kalo bën thirrje për më shumë solidaritet mes qytetarëve si edhe për përgjegjësi më të madhe nga autoritetet shtetërore, të cilat në këto momente duhet të kujdesen më shumë për qytetarët e pastrehë.

Ka mjaft të pastrehë në qytetet e vendit, të cilët i kalojnë ditët dhe netët në qiell të hapur, ndërsa temperaturat e ulta janë një rrezik i shtuar për ta.

Statusi i Kalos

Kohë kovidiane….25.01.2022…Mbrëmë dhe sot 24 orëshi më i ftohtë i këtij dimri…Ndërkohë që “lukunia pusht-shtetbërëse” çirret për DREJTËSI e VIJOJNË shqyerjen e “tortës buxhetore”, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtëme….

MENDONI e VEPRONI edhe për ta….Vëndi ku janë “strehuar” është ngjitur me shkallën ku ka lindur KM ynë, pranë Bibliotekës “Musine Kokalari”, Pallati 18. Shk 1, në Bulevardin “Zhan D’Ark”….31 vite “qenëzënie” për prona, para e pasuri të pa trashguara dhe të pa merituara, nga JU të gjithë “politiqenët” tanë të të gjitha ngjyrave partiake, që për Atdhe e Komb keni vetëm çifliqet tuaja….KURRË mos haroni se edhe ata, e jo vetëm, janë bijë e bija të këtij vëndi….Janë vëllezërit e motrat tona….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!